Vercors (Jean Bruler) / Nga libri « 21 receta për një vdekje të dhunshme »

06-vercors

PËR VETËVRASJEN ME VARJE NË LITAR

Ishte shumë e favorizuar në Mesjetë, veçanërisht, ndër të tjera, si vetëvrasje pasive. Në atë kohë njerëzit vareshin nëpër pemë, apo nëpër ndërtesa të ndërtuara posaçërisht për ta. Varja bëhej me pompë të madhe, në prani të parisë së vendit. Sot kësaj i ka ikur moda dhe parapëlqehet vdekja në intimitet. Mund të bezdisesh atëherë nga mungesa e vendit. Por Anatole France ka përshkruar shumë mirë një metodë praktike te Jokasta, të cilës mund t’i drejtohet lexuesi.

Një variant i kësaj vetëvrasjeje është mbytja, që e bën nëpërmjet përdorimit të lakut, të gjalmës apo të çikrikut. Një tjetër është tërheqja, që ka të bëjë me varjen te kyçet e këmbëve të një peshe prej nëntëdhjetë kilogramësh. Të gjitha këto metoda të mundësojnë, brenda një kohe relativisht të shkurtër, arritjen e efekteve të shkëlqyera.

Koment

1977. E vetmja, por një përsosuri e shkëlqyer që kohët moderne i kanë sjellë kësaj metode, është shpikja e Najlonit. Ndodhte shpesh që një litar kërpi, kur e zgjidhje tepër të brishtë, të këputej nga pesha e trupit. Por nëse e zgjidhje shumë të trashë, mbytja nuk bëhej mirë. Nga asnjëra prej këtyre të metave nuk duhet patur frikë me Najlonin. E vetmja gjë që nuk shkon është se nuk mund t’u shesësh më pas bestytëve Najlon të varuri, nëse ende nuk i janë provuar efektet e lumtura. Biem në një mendje se kemi të bëjmë këtu me një të metë që duhet ndrequr. Por çdo progres paguhet në një mënyrë apo një tjetër.

Përktheu Alket Çani