Pierre Bettencourt / Asgjë

bettencourt foto

ASGJË

Shkatërruesi i thotë ndërtuesit:
– Nuk do ndërtosh më o ndërtues. Mjaft me yje, mjaft me njerëz. S’ke shfaqur tjetër, veç plotësive dhe mangësive të tua. Duhet të japësh llogari, duhet të vdesësh.
Por ndërtuesi përgjigjet:
– Jam lodhur së ndërtuari, por je ti ai që më detyron, duke më përlarë pak nga pak tokën ku mbështes këmbët. Nëse s’kam askund ku të shkoj, as ti s’do kesh ku të më ndjekësh. Vdekja ime do sillte humbjen tënde.
Dhe shkatërruesi përgjigjet:
– Atëherë le të merremi vesh. Mos ndërto më asgjë. Edhe unë nuk do shkatërroj asgjë. Dhe asgjëja do jetë përsëri gjithçka.


Përktheu Alket Çani