Paul Eluard

eluard foto

E DASHURUARA

Ajo mbi qepalla më rri,
Me flokët në flokët e mi,
Ka formën e duarve të mia,
Dhe ngjyrën e syve të mi,
Kridhet hijes sime thellë
Porsi ndonjë gur në qiell.

Përherë hapur i mban sytë
Dhe mua s’më le të fle.
Ëndrrat e saj në mes të ditës
Diellin në avull e kthejnë,
Më bëjnë të qesh, të qaj, të qesh,
Të flas pa patur se ç’të them.

Përkthyer nga Alket Çani