Saint-John Perse / Për të festuar fëmijërinë, II

sjp   

    Dhe shërbyeset e sime mëje, vajza të gjata gjithë shkëlqim… Dhe qepallat tona përrallore… O
         qartësi! o favore!
        Duke thirrur gjithçka, recitoja që ajo ish e gjatë, duke thirrur gjithë bishat, që ajo ish e bukur dhe e mirë.
         O më të mëdhatë
      lule të mia grykëse, përmes gjethes së kuqe, për të gëlltitur më të bukurit insekte të gjelbër! Buqetat në kopsht vinin era varrezë familjare. Dhe një motër shumë e vogël vdiq: kisha patur, që vinte erë e mirë, arkivolin e saj prej bakëmi mes pasqyrave të tri dhomave. Dhe nuk duhej vrarë kolibri me gur… Por toka përkulej në lojërat tona siç bën shërbyesja, ajo që ka të drejtë për një karrike teksa rri në shtëpi.

         … Afshe bimore, o qartësi o favore!…
        Dhe mandej ato miza, ai lloj mizash, drejt katit të fundit të kopshtit, që ishin sikur drita të kish kënduar!

       … Më kujtohet kripa, më kujtohet kripa që mëndesha e verdhë duhet të ma kish fshirë në cep të syve.
       Magjistari i zi thoshte sentenca: “Bota është si një pirogë, që, vërtitu e vërtitu, nuk di më nëse era deshi të qeshë apo të qajë…” E sakaq sytë e mi përpiqeshin të pikturonin një botë të drejtpeshuar mes ujërash të ndritshëm, njihnin purtekën e lëmuar të trungjeve, platformën ndën fletë dhe veshtullat e serenat, pallasartat prej liane,
         ku tejet të gjata, lulet
         mbaronin në britma papagajsh.

 

[Nga libri Saint-John Perse, Poezi, Botimet e Odeonit, 2013 – Përkthyer nga Alket Çani]

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s