Paul Eluard / Ta kuptojë kush të dojë

robert kapa foto eluard
Foto nga Robert Capa

 

TA KUPTOJË KUSH TË DOJË [1]

[Asokohe, për të mos ndëshkuar fajtorët, keqtrajtonin disa vajza. Arrinin gjer aty sa u qethnin edhe flokët.]

Ta kuptojë kush të dojë
Pendimi im
Ishte fatkeqja që mbeti
Mbi kalldrëm
Viktima e arsyeshme
Me fustanin e grisur
Me vështrimin prej fëmije të humbur
E shfronësuar e shfytyruar
Ajo që u ngjan të vdekurve
Që vdiqën për t’u dashuruar

Një vajzë e bërë për një buqetë lulesh
Por e mbuluar
Nga pështyma e zezë e territ

Një vajzë joshëse
Si agu i parë i majit
Krijesa më e dashur

E çnderuar e që s’e ka kuptuar
Që është çnderuar
Një krijesë e kapur në grackën
E amatorëve të bukurisë

Dhe nëna ime gruaja
Do kish dashur ta ledhatonte
Këtë pamje ideale
Të gjëmës së saj mbi tokë.


Përkthyer nga Alket Çani

 

[1] Eluard, që ishte i pranishëm gjatë një skene të shpeshtë ku u priteshin flokët vajzave të dyshuara si dashnore të gjermanëve, kishte shënuar në një fletore: “I zemëruar pa masë. Shikoj një floknajë femërore të mrekullueshme të flakur mbi kalldrëm. Shikoj ca idiote mjerane që dridhen nga frika nën qeshjet e turmës. Ato nuk e shitën Francën dhe më së shpeshti nuk shitën kurrgjë.”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s