T. S. Eliot / Njerëzit e zgavërt, I

ts-eliot-npg

NJERËZIT E ZGAVËRT

I

Ne jemi njerëzit e zgavërt
Jemi njerëzit e mbushur me kashtë
Të mbrinjur në turmë së bashku
Kaploqe të mbushura me kashtë. Medet!
Zërat tanë të thatë, kur
Mërmërijmë së bashku
Janë të mekur e pa kuptim
Si era mes barit të thatë
Si këmbë minjsh mbi copa xhami të thyer
Në qilarin tonë të thatë

Trajtë pa formë, hije pa ngjyrë,
Fuqi e mpirë, gjest i shtangur;

Atyre që syhapur përshkuan
Mbretërinë tjetër të vdekjes
U kujtohemi – nëse kujtohen – jo si shpirtra
Të humbur e mizorë, por veç
Si njerëzit e zgavërt
Njerëzit e mbushur me kashtë.


Përkthyer nga Alket Çani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s