Shiki / Haiku

shiki-31-year-old

HAIKU

Dëbora shkriu
mbi njërin sup
të Budës së Madh

* * *

Kur ktheva kokën
ai që kisha hasur udhës
kish humbur në mjegull

* * *

Ditë e gjatë –
lundra bisedon
me zallishten

* * *

Heshtje e thellë –
gjurmët e një rose
mbi dëborë

* * *

Njëqind kodra
dhe ngjyra e gjetheve të vjeshtës
në një vështrim të vetëm

* * *

Skenë e trishtë dimri:
qeni i fshatit i leh
një të çmendure

* * *

Dimri po afrohet
këtë vit
s’do ta heq mjekrrën

* * *

Bulurimë lope
në stallë
nën hënën e mjegulluar

* * *

Muzg mëngjesi –
hëna del
nga goja e thithëlopës

* * *

Në mes të një fushe orizi
freskia
e një pishe të vetme

* * *

Edhe në dhomën fqinje
fiket drita –
natë e ftohtë

* * *

Nga jeta ime
edhe sa mbetet –
natë e shkurtër

Përkthyer nga Alket Çani

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s