Richard Brautigan / Pesë poezi

brautigan

THIKË

Ndërto një mur
rreth zemrës sate
të tillë ku dashuria
të mos hyjë dot
kurrë.

Dashuria është më mizore
se thika
e një burri
që u pret
fytin
katër fëmijëve.


ËNDËRROVA SIKUR ISHA ZOG

Ëndërrova
sikur
isha zog
majë
një molle.

Dielli
kishte dalë
dhe pendët
i kisha të ngrohta.

Po
pushoja
mes dy krekosjesh
dashurore
kur ca djem
më shfarosën
me një karabinë.


ASGJË E RE

s’ka
asgjë
të re
nën diell
veç
meje e teje.


GJITHË QYTETET TË BËRË BASHKË

Bëj sikur
është
një qytet
më i madh
se New York-u
më i madh
se
gjithë qytetet
të bërë bashkë.


ËNDËRRIMTARI I PANJOHUR

Një ditë
mendoj se
(pa vonesë)
duhet të ngremë
një monument të brishtë
për Ëndërrimtarin e Panjohur
sepse
ai ishte më i rëndësishëm
se ushtarët.


Përkthyer nga Alket Çani

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s