Buson / Haiku

Yosa_Buson_uk

HAIKU

Dremitje e lehtë –
kur zgjohem
pranvera ka ikur

* * *

Një ngjethje e beftë –
në dhomën e gjumit shkela
krehrin e së ndjerës grua

* * *

Dreri nën shi –
tri britma
pastaj qetësi

* * *

Ç’hënë e bukur –
hajduti ndalet
dhe ia merr këngës

* * *

Lulet e narcisit:
një grua e bukur
me dhimbje koke

* * *

Mëngjes dëbore
tymi del nga oxhaku
ç’lumturi

* * *

Si në ëndërr
do doja ta mbaja mes gishtave
fluturën

* * *

Mesnatë dimri
zhurma e një sharre
vetmi

* * *

Edhe më i vetmuar
se vitin që shkoi
këtë pasdite vjeshte

* * *

Pranvera po ikën
ku shkoi vallë
barka e lidhur në breg?

* * *

Dita e parë e vitit –
mjeshtri i haikait
duket i kënaqur

* * *

Pilivesat
dhe ngjyra e mureve –
kujtoj vendlindjen

Përkthyer nga Alket Çani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s